4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bankat në hall nga paratë false, zbulohen edhe dy raste tjera në Prishtinë – konfiskohen qindra euro

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro. Tmerri i vërtetë është edhe nga 2 eurot false, të cilat po qarkullojnë me të madhe në treg tash e një kohë.

Gjatë ditës së djeshme janë zbuluar edhe dy raste në dy banka në Prishtinë.

Fillimisht një zyrtar i bankës ‘BKT’ ka raportuar se janë detektuar rreth 350 euro false që janë deponuar për disa ditë nga klientë të ndryshëm.

Po ashtu, edhe në pikën e Bankës TEB në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, një zyrtar ka denoncuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar 300 euro (kryesisht 2-she, por edhe 50-she e 100-she), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

 

 

Në të dyja rastet, paratë janë konfiskuar për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Falsifikimi i parasë’.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img