Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar në Facebook pas shkarkimit nga kryetari Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Sahatçiu ka falënderuar Prishtinën duke shkruar “një copëz e misionit u arrit”.
Ajo i ka uruar fat nënkryetares së re Jehona Lushaku, por me një paralajmërim të vogël.
Postimi:
Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit!
Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.
Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!
Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..