Rusia ka thënë se të paktën 28 persona kanë vdekur nga një sulm në një furrë buke në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të pushtuar nga Rusia.
Ndërtesa, e cila strehonte gjithashtu një restorant të quajtur Adriatik, u godit të shtunën.
Zyrtarët rusë thanë se ushtarakë, gra dhe një fëmijë u vranë në sulm.
Kremlini tha se armët e furnizuara nga Perëndimi u përdorën në sulm, të cilin e quajti një “akt terrorist” nga Ukraina.
Kievi nuk ka komentuar asgjë për situatën në fjalë. Të hënën, kreu i Republikës Popullore të Luhanskut (LNR) të aneksuar nga Rusia tha se sulmi vrau ministrin e situatave të jashtëzakonshme, Alexey Poteleshchenko, i cili kishte festuar ditëlindjen e tij në restorantin që u godit.