-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri gjerman: Të jepet afat më i gjatë për zbatimin e rregullores së BQK-së

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë të hënën se Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë, duke e vendosur euron si valutë të vetme, por, sipas tij, duhet të jepet kohë për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, foli në një konferencë për media në Prishtinë, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rregullorja e BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – parasheh që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Në këtë mënyrë, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

“Besoj është më mirë të realizohet rregullorja, por të jepet një afat më i gjatë për zbatimin e saj”, tha ministri gjerman.

Sipas tij, vendosja e euros si valutë e vetme duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme, “ashtu që askush të mos ketë frikë dhe të mos jetë i painformuar”.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha “aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, dhe nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit”.

Ajo tha se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit.

“Nuk shoh asgjë jonormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtar në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët e Republikës së Kosovës se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së”’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img