4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I hapet rrugë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, tenderi vlen 47 milionë euro

Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro.

Procedurat për përzgjedhjen e kontraktuesve që do t’i kryejnë punimet në këtë autoudhë, tashmë kanë nisur.

Të hënën, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin paraprak të prokurimit për këtë projekt, raporton Paparaci.

Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Prokurimit të MI-së, projekti parashihet të vlejë 47 milionë euro.

Dy vite më parë, Ministria e Infrastrukturës e anuloi procedurat shpronësimit në trasenë e rrugës Dollc-Zahaq, nën dyshimin për abuzim me paratë publike. Megjithatë, ministri Liburn Aliu tha se rikthimi në vlerësim i procedurës së shpronësimit nuk do të thotë anulim i projektit.

Pas publikimit të njoftimit paraprak, pason publikimi i njoftimit për kontratë në të cilën parashihen kushtet e kontratës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img