1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllanit: Patriot në luftë e në paqe

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi sot familjen e luftëtarit të ndjerë të UÇK-së, Mejdi Asllanit, i njohur si “Plaku i Maleve”.

Kurti shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën dhe për veprat e tij.

“Historia dhe sakrifica e luftëtarit Asllani së bashku me familjen e tij, do të jetojnë gjithmonë në zemrat dhe memorien tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë vizitë për ngushëllime tek familja e Mejdi Asllanit, kryeministri shoqërohej dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi dhe Driton Hyseni, si dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shënimi i Kurtit, në librin e kujtimeve të luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani është si më poshtë:

Plaku i Maleve, Plaku i Emshirit, Mejdi Asllani, ishte luftëtar me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që na ka frymëzuar gjithmonë, e që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Akti i tij heroik i 7 marsit 1999 dhe veprimtaria atdhetare e pandalshme tash janë në zemrat e mendjet tona dhe rrojnë aty.

Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje pabesueshmërisht dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img