Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë rresht në La Liga, për të mbajtur gjallë shpresat në garën për titullin e kampionit.
Përballja në stadiumin “Mendizorroza” përfundoi me rezultatin 1:3.
Robert Lewandowski (22′), Ilkay Gundogan (49′) dhe Vitor Roque (63′) shënuan golat e fitores për “Blaugranët”.
Vlen të theksohet se Roque u përjashtua nga kjo ndeshje në minutën e 72-të, kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi Samu Omorodion (51′).
Barcelona pas kësaj fitore ka 50 pikë dhe renditet e treta në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri, Real Madridi, dhe pesë më pak se Girona, që mban pozitën e dytë.
Alavesi ndodhet në pozitën e 12-të me 26 pikë të grumbulluara.