13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti komandantit të KFOR-it për dinarin: Qeveria nuk mund e nuk duhet të ndikojë në vendimin e BQK’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaș, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Sipas komunikatës së Qeverisë nga ky takim, lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore, kryeministri Kurti ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur e profesional dhe se Qeveria nuk mund e nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e saj.

Në këtë drejtim theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova euro-n si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri”, ka thënë Kurti. 

“Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, prandaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtësi. E falënderojmë KFOR-in për kontributin për një ambient të qetë e të sigurt në Kosovë”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img