Politikani serb, Nikolla Sanduloviq po vazhdon të trajtohet në shtëpinë e tij pas rrahjes brutale që ia bëri Shërbimi Informativ i Serbisë.
Sanduloviq sot përmes një postimi në ‘X’ ka pyetur “se cili është hapi i radhës i diktatorit Aleksandar Vuçiq?”.
Politikani serb tha se ai u rrëmbye u torturua, madje edhe avokati dhe vajza e tij u ndaluan nga BIA.