-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Berjani thotë se çmimi real i një litri naftë do të duhej të ishte 1 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë vit trendi i çmimeve të derivateve është në rritje por që nuk është e theksuar.

Sipas tij, Kosova krahasuar me vendet e rajonit është e dyta pas Maqedonisë së Veriut, me çmimet më të lira të derivateve në treg.

Berjani ka thënë se viti 2022 ka qenë viti i sfidave sa i përket çmimeve të larta të derivateve dhe se e njëjta situatë është duke vazhduar edhe këtë vit, kjo pasi sipas tij, ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe ka reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEK.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës në vitin 2023 kanë qenë sfida të mëdha, ka pasur lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në BERZh dhe në organizatën prodhuese OPEK. Ndërsa ky vit ka filluar ashtu siç e kemi lënë vitin e kaluar, vitin e kaluar çmimet kanë qenë në muajin dhjetor këto çmime që i kemi deri më sot. Nga sot e tutje ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe ka lëvizje të çmimeve kemi rritje të çmimeve. Çmimet në vitin 2023 në majin dhjetor i kemi pasur me 1 euro e 30 cent ka qenë dizelli, benzina 1 euro e 26 cent, këto i kemi pasur edhe në janar kane qenë çmimet stabile. Ndërsa kemi lëvizje ne tregjet ndërkombëtare, kemi edhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEK dhe kemi rritje të çmimit. Çmimet sillen në tregun kosovarë 1.33 euro dizelli deri në 1.40 euro, ndërsa benzina 1.27 euro deri në 1.32 euro, këto janë çmimet aktuale trendi është në rritje të çmimit të derivateve, po nuk është shumë e theksuar”, ka thënë ai.

Berjani është shprehur se Kosova edhe pse është vend i vogël ka tregun më të madh sa i përket sektorit të derivateve me mbi 800 pika karburanti, ku sipas tij qytetaret edhe mund të zgjedhin ku është më së liri.

“Nuk mund të paragjykojmë e të themi se çfarë çmime do të kemi gjatë këtij viti, kur e dimë se kemi lëvizje, por mund të them që për gjendjen ekonomike çfarë është në shtetin tonë çmimi real për qytetarët tonë do të kishte me qenë 1 euro, po këtë nuk e përcakton as qeveria as shoqata, por këtë e përcakton BERZh-a dhe organizata prodhuese OPEK. Dëshiroj që të apeloj tekë qytetarët e kanë mundësin që të zgjedhin ku është më lirë dhe më mirë që të furnizohen, sepse jemi tregu me i madh sa i përket sektorit të naftës, jemi shteti me i vogël në bote me më së shumit pika karburanti. 800 pika karburanti ku qytetari mund të zgjedh gjikundë ku është më lirë dhe më mirë”, ka thënë Berjani.

Kryetari i Shoqatës ka theksuar se Kosova ka çmimet më të lira në rajon pas Maqedonisë së Veriut, kjo pasi ky shtet ka akcizën për 22 centë më lirë. Ai tha se pavarësisht krizës më të cilën është duke u përballur vendi, qytetaret janë duke u furnizuar me çmime të lira të derivateve.

“Sa i përket rajonit mund të themi lirisht se çmimet i kemi më së liri rajon përveç Maqedonisë Veriore, kur dihet se Maqedonia Veriore ka akcizën për 22 cen më të ulët. Po qytetaret tanë prapë janë duke u furnizuar me çmime më të lira, rast konkret sot në Shqipëri 1.90 euro është dizelli, 1.92 benzina, në Serbi 1.80 është dizelli, 1.82 benzina, qytetaret tonë janë sado kudo me krizën që e kemi, me punën që është duke u bërë në sektorin e naftës janë duke u furnizuar me çmime më të lirë në regjion”, ka thënë.

Berjani ka thënë se sektori i naftës e mbush 30 për qind të buxhetit të shtetit e që sipas tij, pavarësisht këtyre çmimeve akciza për derivate nuk duhet që të hiqet pasi situata nuk është emergjente.

“Sa i përket akcizës së derivateve të naftës unë as një herë nuk kam kërkuar që të hiqet akciza pa marr parasysh kush ka qenë kryeministër. Dihet se sektori i naftës e mbush buxhetin e Kosovës 30 për qind, shumë deputet, shumë kryetar të partive kanë bërë spektakle mediatik gjithmonë duke kërkuar që të hiqet akciza. Akciza nuk duhet që të lëvizet, nuk është gjendje emergjente, situata me naftë po shihet që nuk jem enormë shtrenjtë me shtet në regjion jemi vendi i dytë sa i përket çmimeve të derivateve të naftës dhe nuk ka arsye që të hiqet akciza”, ka thënë ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img