-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

S’ka të bëjë me euron, por me mënyrën se si është miratuar” – Stano reagon pas ndalimit të dinarit në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qëndrore të Kosovës, ku sipas këtij vendimi ndalohet dinari.

Pas këtij vendimi Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se blloku nuk po e kritikon vendimin, por mënyrën se si u mor ai.

“Nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me euron, por me mënyrën se si ky vendim është miratuar dhe rrezikun që ai sjell”, tha Stano.

Ndersa, zëdhënësi kryesor i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference për media në Bruksel më 2 shkurt, tha se ky institucion shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe iu bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marr parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.

Në pyetjet pse KE-ja dhe BE-ja po kritikojnë një shtet që përdor euron dhe vendimin e një institucioni të pavarur, siç është BQK-ja, zëdhënësi Mamer tha se në këtë rast po kritikohet mënyra se si është miratuar vendimi, raporton REL.

“Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Kemi komentuar vetëm faktin se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake. Sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë në një kornizë, duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe ato duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img