-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

‘Fillon lufta’ zyrtarisht mes LDK e PDK në Prishtinë pas shkarkimi të drejtorit

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dalë me një shkrim kundër kryetarit të kësaj komune, Përparim Ramës, duke thënë se e ka shkarkuar Ilirik Musliun për “revanshe personale”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se Rama në dhjetor kishte dhënë urdhër për fillimin e procedurave të prokurorimit për digjitalizimin në arsim pa njohurinë e saj, dhe më pas, kjo ka thënë se nuk kishte pranuar ta nënshkruajë.

“Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.” – ka thënë tutje ajo.

Mes tjerash, Sahatçiu ka shkruar se ky shkarkim pa komunikim tek ai dhe të tjerët, është revansh personal.

“Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revash politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.” – ka thënë ajo tutje.

Në fund, Sahatçiu ka deklaruar se më 2 shkurt 2022 iu bashkuan qeverisjes në Prishtinë, por pas dy vitesh, sipas saj përparim Rama filloi “revanshin publik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img