Lirim Mehmetaj, analist, ka shkruar në lidhje me lajmin që qindra pjesëtarë të FSK-së janë duke e paditur Qeverinë e Kosovës, për të cilën temë raportoi Albanian Post.
Padie, sipas lajmit, vjen për shkak se dyshohet që Qeveria e Kosovës ia ka ndaluar kundërligjshëm shtesat në paga dhe kompensimet e tjera.
Mehmetaj ka shkruar një status goxha të ashpër, duke e akuzuar Qeverinë Kurti se po “provon t’i demolojë edhe ushtarët e FSK-së”.
“Me guxu këta edhe bukën me racione si Enver Hoxha na e kishin dhanë.” – shkroi ai, ndër të tjera.