-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BIA ndalon avokatin nga Londra që bëri kallëzim penal për ta: Më akuzuan se isha i përfshirë në çështjet e brendshme serbe

Avokati nga Londra që dje erdhi në Serbi për ta të dorëzuar kallëzim penal ndaj BIA-s është ndaluar në aeroport derisa po largohej nga shteti serb.

Michael Polak bashkë me avokatin serb Cedomir Stojkoviq  dje kanë paraqitur një kallëzim penal kundër disa oficerëve të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA) për krimin e keqtrajtimit dhe torturës të kryer me rrahjen e tij në fillim të janarit të këtij viti.

Ky veprim i kushtoj Polakut. Ai u ndalua në Aeroportin e Beogradit dhe u akuzua për përfshirje në çështjet e brendshme të Serbisë, që udhëhiqet nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit.

Pas plot një ore, avokati u lirua. Ai thotë se tortura nuk është kurrë një çështje e brendshme e asnjë shteti.

“Një ditë produktive në Serbi me disa njerëz të guximshëm që refuzojnë të ndjekin vijën e regjimit autokratik, i cili beson se mund t’i tërheqë njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe t’i torturojë ata pa u ndëshkuar. Pas kësaj, unë u ndalova për më shumë se një orë në aeroportin e Beogradit dhe më pas u akuzova se isha i përfshirë në çështjet e brendshme serbe dhe më ndaluan të kthehesha në Serbi. Tortura nuk është kurrë një çështje e brendshme e asnjë shteti. Mendimet e mia janë me ata që duhet të përballen me këtë lloj sjelljeje çdo ditë si dhe me sulme të rënda fizike”, ka shkruar avokati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img