3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me pasaportën më të rrallë në botë

Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës – i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës – nuk është thjesht një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është thjesht një organizatë ndihme humanitare me buxhet shumë milionë dollarësh, me operacione që përfshijnë kampe refugjatësh dhe programe të ndihmës ndaj fatkeqësive në rreth 120 vende anembanë botës.

Është gjithashtu një komb sovran, me statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutën e tij, por, në mënyrë të pazakontë, pa asnjë tokë. Ajo lëshon targa makinash, pa pasur rrugë për të qarkulluar dhe vulat, monedhat dhe pasaportat e veta.

Kalorësit filluan si një urdhër kalorësiak në Jerusalem rreth vitit 1099 dhe iu dha arkipelagu maltez në 1530 nga Mbreti i Spanjës. Napoleon Bonaparte i detyroi Kalorësit të largoheshin nga Malta në pushtimin francez të vitit 1798, dhe tani Urdhri ka selinë në Romë. Daniel de Petri Testaferrata, presidenti i Urdhrit me bazë në Maltë, deklaroi për CNN se vetëm rreth 100 nga 13,500 kalorës, dama dhe kapelanë të shpërndarë tani në mbarë globin jetojnë në arkipelagun maltez.

Pasaportat e para u lëshuan nga Urdhri i Maltës në vitet 1300 kur diplomatët e saj udhëtuan në shtete të tjera me dokumente që vërtetonin rolin e tyre si ambasadorë. Pas Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i pasaportës diplomatike mori karakteristika të pasaportave të përdorura në vende të tjera. Sot, janë vetëm rreth 500 pasaporta diplomatike në qarkullim, duke e bërë atë pasaportën më të rrallë në botë.

Pasaporta e kuqërremtë e Urdhrit (ndoshta një shenjë për gjakun e Krishtit) është e rezervuar për anëtarët e Këshillit Sovran dhe drejtuesit e misioneve diplomatike dhe familjet e tyre. Ajo është e stolisur me germa të arta që tregojnë emrin e organizatës në frëngjisht, “Ordre Souverain Militaire de Malte” dhe një stemë.

“Urdhri u jep pasaporta anëtarëve të qeverisë së tyre për kohëzgjatjen e mandatit të tyre,” thotë de Petri Testaferrata. Pasaportat e Mjeshtrit të Madh janë të vlefshme për një periudhë më të gjatë pasi ata zgjidhen për 10 vjet, mund të shërbejnë dy mandate dhe duhet të dalin në pension deri në 85 vjeç. Pasaportat e tjera janë të vlefshme për katër vjet dhe përdoren vetëm për misione diplomatike. Pasaportat kanë 44 faqe të vulosura me kryqin maltez pa imazhe apo citime.

Sipas De Petri Testaferrata, dy të tretat e anëtarëve të Shengenit njohin pasaportën diplomatike dhe Urdhri punon ngushtë me shumë vende pa marrëdhënie zyrtare diplomatike si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa nuk ka gjasa të hasni ndonjë kalorës gjatë një vizite në Maltë, ka shumë vende nëpër ishujt maltezë për të mësuar rreth luftës dhe fatit të Urdhrit të përfolur./A2

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img