-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Po na kufizoni mundësitë të jemi avokat i juaji ndërkombëtarisht”: ShBA absolutisht e rreptë me qeverinë pas vendimit për dinarin

Ndalimi ashtu-për-ashtushëm i dinarit serb përmes zbatimit të menjëhershëm të Rregullores së BQK-së që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti, ka alarmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe kanë ashpërsuar gjuhën në thirrjen e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, që zbatimin e këtij vendimi ta bëjnë në kohë optimale që i jep mundësi popullatës serbe në veri të jetë “mjaftueshëm e edukuar se si do të vazhdojë periudha kalimtare”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka folur për Zërin e Amerikës duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar “përgjigje të përshtatshme” se pse një urgjencë e tillë e zbatimit të kësaj rregulloreje dhe se “çfarë problemi synon të zjidh?”.

Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat apo do t’i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e komunitetit të pakicës serbe”, kanë thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img