-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murosi ish-partneren shqiptare në Spanjë, rrëfehet autori: Nuk e vrava, por unë …..

Marco Romeo, i cili dyshohet se vrau dhe murosi ish-partneren e tij shqiptare Sibora Gagani ka shfaqur pendesë nga burgu duke thënë se “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”.

Në një letër drejtuar gjykatës, Romeo ka rrëfyer me detaje ngjarjet dhesi e vrau gruan e tij , në atë kohë 28 vjeçe, për të cilën thotë se në konflikt e sipër e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë. Më pas ajo ka bërtitur, por nuk vdiq për shkak të tij. Më tej ai rrëfen se e kapi paniku dhe iku nga vendngjarja. Paula me origjinë nga Malaga dhe nënë e tre fëmijëve, nga të cilët i fundit i Romeos, u vra me 14 plagë me thikë në shtëpinë e tyre në Torremolinos.

Lidhur me vrasjen e Sibora Gaganit, Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa pranon se ka fshehur trupin e gjetur nga policia të mbështjellë me qese plastike dhe në një kuti druri të murosur në mur. Marco Romeo gjithashtu thotë në këtë rast se është penduar “që ka bërë një gjë kaq të neveritshme”.

22-vjeçarja u zhduk 9 vite më parë, në korrik të 2014-s në Spanjë, aty ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo dhe trupi i së cilës u gjet qershorin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img