4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri nga SHBA-ja: Kosova po trajtohet si tregim i suksesit

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, është lajmëruar nga ceremonia “Lutjet e Mëngjesit”, e cila po mbahen në ShBA.

Ai ka thënë se Kosova po trajtohet si një tregim i suksesshëm në procesin e ndërtimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kosova është krenare me miqësinë me ShBA-të.

“Jemi këtu në “Lutjet e Mëngjesit” bashkërisht me shumë deputetë dhe me kryetarin Haradinaj. Jemi në këtë ambient i cili ka mbledh personalitete të ndryshme nga e gjithë bota, me një qëllim të vetëm që njerëzit të luten për paqe, për zhvillim dhe për një botë më të mirë. Ajo që mund të them është, që Kosova trajtohet dhe shihet si një sukses i veçantë. Pra, si një tregim i suksesshëm në procesin e ndërtimit. Jemi krenarë për historinë tonë, mbi të gjitha për miqësinë që e kemi me Amerikën. Ju uroj gjithë të mirat!”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img