-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takon Michael Roth, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, së bashku me anëtarë të tjerë të komisionit. Biseda u zhvillua rreth marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë si dhe koordinimin për të ardhmen dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kumtesa për media njofton se Gërvalla e njoftoi Kryetarin Roth për zhvillimet politike në Kosovë, progresin e arritur në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkan, me theks të veçantë për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve kundër saj.

“Bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishte temë tjetër e rëndësishme e takimit me kryetarin Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit Ministrja Gërvalla falënderoi Kryetarin Roth personalisht, por edhe komisionin e drejtuar prej tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përpjekjet e pandalura për gjetjen e rrugës së duhur për zgjidhjen e sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img