Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në ShBA.
Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur se aty ka takuar miq nga shumë vende të botës.
“Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ai ka shtuar se Kosova është në rresht me Amerikën në të gjitha aspektet.
“Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Haradinaj i AAK-së.