Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi Bashkimi Evropian arriti akord për një plan prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën pas një samiti të jashtëzakonshëm në Bruksel.
“Vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së tregon për rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
“Të njëjtat parime morale që duhet të jenë si forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor”.
“Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”