-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: Shpenzimet po bëhen të papërballueshme

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka reaguar edhe zyrtarisht, pas paqartësive të krijuara në publik lidhur me ndërprerjen e kontratës me disa prej avokatëve të Thaçit në Hagë dhe shqetësimet e krijuara te qytetarët lidhur me procesin gjyqësor.

Në reagimin e tyre, ky fondacion shpreh shqetësime lidhur me procesin e stërzgjatur përtej çdo parashikimi, duke thënë se shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme.

Sipas komunikatës së fondacionit, familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vite, e cila u mundësohet bazuar në legjislacionin primar e sekondar dhe ajo do të vazhdojë t’i mbulojë vetë shpenzimet e tyre familjare.

Por, sipas tyre, procesi po stërzgjatet përtej çdo parashikimi dhe shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme për familjen dhe njerëzit vullnetmirë, prandaj si fondacion shprehin shqetësimin për procesin e mëtejmë dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes. /rtk/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img