-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takon senatorin Rounds, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar senatorin amerikan, Mike Rounds.

Haradinaj tha se roli i senatorit Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë”, tha Haradinaj.

Gjatë takimit, Haradinaj i ka kërkuar mbështetje senatorit në procesin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin në NATO.

“Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img