4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj reagon pas dënimit me burgim efektiv: Kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe

Ish-ministri Pal Lekaj i cili këtë të mërkurë u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim, për rastin që njihet si 53- milionëshi.

Lekaj është prononcuar për Gazetën Nacionale në lidhje me këtë dënim, duke thënë se se është i padrejt dhe i pabazuar. Tutje, në reagimin e tij Lekaj thotë se kundërshtarët politikë të tij nuk duhet të gëzohen para vakti, sepse vendimin do ta ankimoj.

E plotë:

Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje.

E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”!

Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafaësinë time dhe në drejtësi!

Me respekt, Pal Lekaj!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img