I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dje ka marrë rrugën drejt Beogradit e Prishtinës, ku u takua me krerët shtetërorë. Gjatë ditës së sotme, Lajçak zhvilloi takime me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e kreun e ekipit negociator, Besnik Bislimi.
Një një postim në platformën X, Lajçak ka shkruar specifikisht edhe për takimin me kryeministrin Kurti, me të cilin tha se patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm.
“Me Kryeministrin patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme @albinkurti. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, shkroi Lajçak.