-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takohet me ambasadorin austriak, diskutohet gatishmëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Georg Schnetzer.

Përmes një komunikate për media, Kuvendi njofton se gjatë takimit Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e falënderoi ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e palëkundur të Austrisë ndaj Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit theksoi se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese, duke nënvizuar njëherësh rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, ku u bisedua me theks të veçantë për bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Austriak, me ç’rast nëpunës të administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë.

“Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Schnetzer po ashtu shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë të tjerë me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë”, thuhet më tej në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img