6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BQK s’jep sinjale për tërheqje për dinarin, shpjegojnë se në Veri ka banka e këmbimore

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një reagim në profilin e tij në ‘facebook’, kishte reaguar ndaj deklarimeve që vinin nga Beogradi zyrtar për punën e Rregullores së re të BQK-së, duke thënë se ajo s’ka të bëjë me ndalimin e dinarit serb dhe se s’ka lidhje me Dialogun e Brukselit, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi, reagimet ndërkombëtare s’kanë munguar. I pari që ka folur ka qenë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, duke e quajtur Rregulloren e re si “suprizë të panevojshme”. Për të njëjtën temë Kurtit i kanë shkuar në Qeveri edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së. Pas këtij takimi, Qeveria ka kërkuar respektim të institucioneve të pavarura sikurse Banka Qendrore e Kosovës.

 

SHBA, shqiptari vret gruan dhe arratiset me vajzën e mitur
Pas kësaj vizite të QUINT dhe BE në Qeveri, ka qenë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, që ka shkuar për vizitë ne Bankën Qendrore të Kosovës duke kërkuar shtyrjen e implementimit të Rregullores së re të BQK-së dhe diskutim të kësaj çështje tutje në kuadër të procesit të Dialogut.

Megjithatë në njoftimin e BQK-së për takimin me Jeff Hovenier nuk është dhënë ndonjë sinjal për shtyrje të mundshme të implementimit të Rregullores së re që do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt 2024.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sipas njoftimit, thuhet se ka sqaruar pozicionin e Bankës Qendrore dhe ka thënë se ndryshimet legjislative të miratuara janë të bazuara në planin e saj dhe që së bashku me Rregulloren e re kanë për synim ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar në përgjithësi, raporton Express.

Përveç kësaj, Ismaili ka potencuar se Rregullorja në fjalë s’e ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk e kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryet nga institucionet financaire bankare ose jobankare të licencuara nga BQK-ja.

Përveç tjerash, kreu i BQK-së ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë qasje në llogri bankra dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në euro përmes kanaleve të ndryshme ligjore.

Përveç kësaj, Ismaili ka thënë se në Veri të Kosovës, përkatësisht në 4 komunat atje, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare si dhe mbi 15 institucione finanviare jobankare për pagesa dhe këmbimore.

“Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Guvernatori i BQK-së e njoftoi secifikisht se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, thuhet në njoftimin e BQK-së për takimin e Ismailit me ambasadorin Hovenier.

Shtyrjen e implementimit të Rregullores së re të BQK-së e ka kërkuar edhe Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, i cili në një reagim në profilin e tij në tëitter ka kërkuar edhe implementim të marrëveshjeve, themelimin e Asociacionit dhe Serbisë i ka kërkuar që të mbajë përgjegjës autorët e sulmit terrorist të Banjskës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img