Katër serbët që dyshohen për sulm terrorist në Veri, nuk e kanë pranuar fajin.
Në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ata janë deklaruar të pafajshëm.
Dejan Pantiq ka thënë “nuk jam absolut fajtor’, raporton Nacionale.
Fajin nuk e kanë pranuar as Dejan Pantiq, Aleksandar Vlajiq dhe Miomir Vakiq.
“I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën, i pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”, tha prokurori i rastit.