0.3 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Roma siguron të tretën radhazi, “Verdhekuqtë” të pandalshëm edhe në transfertën e Salernos

Ardhja e “legjendës” së klubit, Daniele De Rossi, duket se ka ndryshuar jo pak situatën te “Verdhekuqtë” e Roma-s, të cilët mbrëmjen e kësaj të hëne kanë arritur të sigurojnë fitoren e tretë radhazi, nën udhëheqjen e italianit, kësaj radhe me rezultatin 1 me 2, në transfertën e “Stadio Arechi”, ndaj vendasve të Salernitana, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Për djemtë e teknikut, Daniele De Rossi mjaftuan golat e “fantazistëve”, Paulo Dybala e Lorenzo Pellegrini, me argjentinasin, që shndërroi një 11-metërsh, në gol, në minutën e 51’-të, ndërsa kapiteni i skuadrës shfrytëzoi më së miri një pasim të Karsdrop, për të dyfishuar shifrat, në të 66’-tën. Mirëpo, sfida nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 4 minuta pas golit të Pellegrini rrugën e rrjetës e gjetën edhe vendasit, të cilët shënuan me anë të 25-vjeçarit qipriot, Grigoris Kastanos, për të “vulosur” shifrat, 1 me 2.

Falë këtij rezultati, Roma fiton jo pak pozicione në renditjen e përgjithshme të kampionatit italian të futbollit, duke u renditur tashmë në vendin e 5-të të tabelës, me plot 35 pikë, më shumë se Fiorentina, Lazio, Bologna e Napoli, ndërsa skuadra e Salernitana mbetet në fundin e tabelës, me vetëm 12 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img