Dy zyrtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë ndaluar nga policia.
Ata janë prangosur nga ana e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsionit me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
D.H dhe I.I, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konkretisht për vepren penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.