Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur homologun e tij turk Hakan Fidan në Shqipëri.
Ministri Hasani në deklaratën me homologun turk tha se mardhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, shkruan PrishtinaPress.
“Marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje.”
“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira” shtoi Hasani.
Ndërsa ministri turk Fidan rikujtoi luftën ndaj organizatës FETO në Shqipëri.
“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona.”
Ai gjithashtu tha se do të rritet vëllimi i tregtisë në mes dy vendeve mike.
“Ne synojmë të rrisim vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë.”
“Ne nënvizuam angazhimin tonë për të eliminuar mbetjet e FETO-s në Shqipëri përfundoi ministri turk.”
Ministri i Jashtëm turk është duke qëndruar në Shqipëri që nga dita e djeshme./PrishtinaPress/