3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit: Talat Xhaferi do të quhej shqiptar sikur së pari të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Sipas Qokut, Xhaferi, i cili ka shërbyer si komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), nuk ka bërë një hap që do ta kualifikonte si shqiptar autentik – kjo pasi sipas tij, Xhaferi do duhej të kishte bërë homazhe si gjest të parë simbolik në respekt të dëshmorëve të konfliktit të vitit 2001.“Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001, ku do të shprehte mirënjohje dhe respekt, sepse pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur të tyre, kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur”, ka shkruar Qoku në Facebook.

Xhaferi u zgjodh sot si udhëheqës i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr postin e kryeministrit në historinë e këtij shteti.

Ai fitoi mbështetjen e Kuvendit me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim nga deputetët e pranishëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img