Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Bekim Qokut, i cili ia mohoi “atdhetarinë shqiptare” kryeministrit të posazgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, e madje duke i mos llogaritur si fjalët të Qokut por të vetë Kurtit; duke qenë se Qoku është këshilltari i kryeministrin për Maqedoni të Veriut.
“Qesharake”, e quajti Mehmetaj atë që ka shkruar Qoku, duke ia shtjelluar absurditetin e pohimit se “Komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare, Talat Xhaferi, nuk qenka mjaftueshem shqiptar per te”
“E kush eshte? A ta bejme Veton Surroin, ndoshta ai iu bjen tamam?”, pyeti Mehmetaj.
Reagimi i Mehmetaj:
Keshilltari i Albin Kurtit (pra Albin Kurti) paska shkruar se Talat Xhaferi nuk eshte kryeminister shqiptar.
Komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare, Talat Xhaferi, nuk qenka mjaftueshem shqiptar per te.
E kush eshte? A ta bejme Veton Surroin, ndoshta ai iu bjen tamam?
Me keso deklarata sot dukeni vec qesharak. Me kalimin e kohes historia do t’iu shenoje edhe si fajtore.
Dite e rende kjo per sllavomaqedonet fashiste (ata qe kane mbetur) dhe shoket e tyre te ashtuquajtur shqiptare.
Ne shqiptaret, shqiptaret si Ali Ahmeti e Talat Xhaferi, e kemi feste sot.