Skena të shëmtuara janë parë në futbollin anglez këtë të diel.
Në ndeshjen mes West Bromit dhe Wolvesit ka shpërthyer dhuna, ku tifozët janë rrahur mes vete dhe djaloshi që mblidhte topat është goditur me fishekzjarre.
E gjithë dhuna shpërtheu pasi Matheus Cunha, ia dha epërsinë e dyfishtë Wolvesit në minutën e 78-të, shkruan The Sun.
Kjo ka bërë që ndeshja të pezullohet për disa minuta, e që u desh edhe intervenimi i policisë, ku pati edhe të arrestuar.
Ndeshja e cila ishte e vlefshme për FA Cup, në fund u mbyll me fitoren e mysafirëve, të cilët arritën kualifikimin tutje.