14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nga sulmuesi më i fortë më të cilin është përballur te suksesi që pret në Euro 2024 – Ardian Ismajli flet për shumë gjerë në intervistën e fundit

Ardian Ismajli është njëri nga futbollistët shqiptarë me në forme të momentit. Kjo e dëshmon edhe fakti se qendërmbrojtësi i Empolit është një nga vetëm dy lojtarët në top pesë ligat evropiane qe nuk është dribluar nga kundërshtaret.

Së fundi në një intervistë për emisionin SportON në Urban FM, ai ka folur për rekordin dhe synimet e tij në këtë sezon.

“Me thënë të drejtën është krenari që të jem pjesë e kësaj liste me këto statistikat në mesin e lojtarëve dhe ligave me të respektuara të futbollit. Gjithsesi kjo më motivon shumë pasi me punë të madhe kam arritur deri këtu dhe do të vazhdoj kështu. Dua ta ndihmoj ekipin drejt objektivave që i kemi në këtë sezon, pra të qëndrojmë në Serie A” ka thënë fillimisht Ismajli për emisionin SportON në Urban FM.

Tutje reprezentuesi Shqipërisë ka cekur se në ekipin e Empolit ka atmosferë të shkëlqyer e sidomos me lojtarët si Etrit Berisha e Stiven Shpendi me të cilët edhe komunikojnë në gjuhën shqipe.

“Prej ditës së parë kur kam ardhur në Empoli kam gjetur bashkëlojtarë shqiptarë, fillimisht kanë qenë Nedim Bajrami, Kristijan Asllani, pastaj Samir Ujakni dhe pastaj arriti edhe Etriti dhe Shpendi. Kur ke bashkëkombës shqiptarë ndërlidhen gjërat edhe e kam pas shumë më të lehtë edhe komunikimi, por edhe stërvitjet dhe ndeshjet. Disa prej shokëve të tjerë ua kam mësuar disa fjalë shqip”, tregoi Ismajli.

Mbrojtësi tashmë më përvojë të madhe foli edhe për kundërshtarët dhe gjasat e Kombëtares së Shqipërisë në Euro2024.

“Çka mundemi të gararojmë është që do të shkojmë dhe do të japim maksimumin. Me përkrahjen e shikuesve që në Gjermani do te jetë sikurse në Francë mbase edhe më shumë, sepse e dimë që ka shumë shqiptar atje, e di se i gjithë stadiumi do të jetë kuq e zi në të tri ndeshjet.  Kroacia nuk e ka gjeneratën që e ka pasur dhe ka lojtarë të ri dhe nuk i ka ata yjet që i kishte. Po ashtu edhe te Italia ka ndryshime. Mund te them se Spanja është më favorite shkaku i lojës sidomos me mbajtjen e topit. Kemi përparësi që luajmë ndeshjen e parë me Italinë. 10 prej lojtarëve tonë luajnë në Itali dhe kjo na jep një përparësi pasi e njohim sistemin e tyre, poashtu edhe trajneri ynë e njeh mjaft mirë kampionatin pasi ka punuar atje kështu që nuk mund të përjashtohet një befasi. Po besoj shumë se do t’i bëjmë krenarë shqiptarët”, deklaroi mbrojtësi prishtinas .

Ish futbollisti i Prishtinës dhe 2 Korrikut tregoi se cili është sulmuesi më i  vështirë me të cilin është përballur në Serie A.

“Dihet se gjithë sulmuesit në Itali janë të fortë, por mund te them se (Romelu) Lukaku është shumë vështirë të markohet, pasi është një futbollist shumë fizik. Pastaj vijnë të tjerët”, përfundoi Ismjali.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img