4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri çek: Konflikti i papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë një pengesë e madhe, BE nuk dëshiron tensione

Ministri çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë, ka vlerësuar se skena politike atje është e bashkuar në valën e nacionalizmit dhe se nuk ka mundësi që dikush me retorikë të moderuar dhe pajtuese t’ia dalë.

“Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve dhe dallimeve ndërmjet partive individuale, skena politike në Kosovë është shumë e bashkuar në valën nacionaliste. Një njeri që do të vinte me retorikë pajtuese apo humbëse në Kosovë nuk do të mund të kishte sukses”, tha Dvořák në një intervistë për agjencinë çeke të lajmeve CTK.

Zyrtari çek, pas një takimi me elitën politike të Kosovës, por edhe pas një debati me studentët, të cilët më shumë u interesuan të diskutojnë për Palestinën, Hamasin dhe marrëdhëniet mes Evropës dhe Çekisë ndaj Izraelit sesa për marrëdhëniet me serbët, vlerësoi se Publiku në Kosovë e mbështet pa mëdyshje BE-në dhe se pengesa më e madhe për këto ambicie evropiane janë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pengesa më e madhe është konflikti i papërfunduar, që nuk do të thotë se një vend nuk e ka nën kontroll të gjithë territorin e tij, por Bashkimi Evropian nuk dëshiron të zvarritet në një konflikt lufte apo tensione në rritje”, tha ministri çek.

Dvorak e përfundoi vizitën e tij në Kosovë me një bisedë me pesë serbë të Kosovës dhe la përshtypjen se, ashtu si 20 vjet më parë, kur ishte në Kosovë, mbizotëron skepticizmi i thellë se një zgjidhje nuk ekziston.

“Të godet pak kur dëshiron të krijosh një shpresë me ata njerëz dhe të marrësh një impuls prej tyre,” tha Dvorak.

Ministri çek për çështje evropiane do të vizitojë Malin e Zi në fund të shkurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img