4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i PDK-së: Qytetarët shfrytëzuan mbi 1 miliard euro mbitërheqje që nga ardhja e Kurtit në pushtet

Instituti GAP, gjatë ditës së djeshme publikoi një raport në lidhje me mbitërheqjet e kosovarëve nga bankat e Kosovës.

Sipas këtij raporti, del se qytetarët e Kosovës kanë rritur shfrytëzimin e mbitërheqjes që nga viti 2021.

Në vitin 2020, sipas këtij raporti, qytetarët kishin shfrytëzuar 143.2 milionë euro mbitërheqje, ndërsa në vitin 2021, 271.6 milionë euro, një rritje kjo prej gati 130 milionë euro.

Rritja ka vazhduar edhe në vitet pasuese, 2022 dhe 2023. Madje rritja nga viti 2021 (271.6 milionë euro) në raport me 2022 (414.8), është 143.2 milionë euro, aq sa kishin tërhequr në tërësi qytetarët në vitin 2020. Kurse viti 2023 (471.8) po ashtu shënoi rritje të shfrytëzimit të mbitërheqjes, me 57 milionë euro më shumë nga viti paraprak.

Për këto të dhënat, ka reaguar Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa.

Ai tha se detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje nga llogarite e tyre bankare, “që kur qeveria udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend”.

“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%”, shtoi ai në Facebook.

“Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”, tha ai.

Mustafa tutje shtoi se qeveria aktuale po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë, dhe asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img