Drejtori i Financave Ekonomisë dhe zhvillimit, Enver Berisha, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Klinës gjatë fjalimit të tij ka bërë të ditur se kjo komunë ka shpenzuar 1000 euro pas një vizite të presidentes Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimit të Berishës, ka ndërhyrë kryesuesi, Fadil Gashi, ku i tha se i’a kemi borgj Vjosës.
“Dreka zyrtare, këtu është një rritje, na e kemi thënë edhe në raportin e kalum. Është në rritje përshak se ka ndodhë një vizitë e presidentës e cila ka kushtu 1000 euro një drekë”, ka thënë Berisha.