Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.
Lajcak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.
“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga BE dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Ky takim mes Lajçak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.