6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vehbi Miftari largohet nga presidenca, do të udhëheqë misionin në Vatikan

Vehbi Miftari, këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, është larguar nga kjo pozitë pasi pritet të udhëheq misionin në Selinë e Shenjtë, Vatikan.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, – ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.

E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.

Na priftë e mbara!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img