4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e mbyll komunën paralele serbe në Dragash, Krasniqi e Sveçla zotohen për luftim të krimit

Elbert Krasniqi, ministër i Ministrisë së Administratës Publike, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, kanë vizituar sot fshatin Vranishë të Dragashit, ku ka ekzistuar që nga përfundimi i luftës komuna paralele e Serbisë.

Përmes një videoje, ata kanë treguar se është mbyllur kjo komunë paralele, duke shtuar se nuk ka vend për struktura të tilla në Kosovë.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.

Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues.” – shkroi Krasniqi në mbishkrimin e videos.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img