9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania “fuqishëm” i kërkon Kosovës të shtyjë heqjen e dinarit

Qeveria Federale e Gjermanisë i ka bërë apel Kosovës që të shtyjë futjen e euros në veri të vendit.

Zëvendës zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann theksoi se një hap kaq i madh me një ndikim të gjerë te njerëzit që jetojnë atje kërkon “përgatitje transparente dhe të plotë dhe komunikim gjithëpërfshirës”.

Ajo tha po ashtu se partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Kosovës duhet të përfshihen në këtë proces paraprakisht.

Sipas saj, shumë njerëz në veri të Kosovës janë të varur nga dinari serb, dhe në disa raste pagat dhe pensionet përpunohen përmes dinarit.

“Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme”, tha Hoffmann.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që, përkundër disa përparimeve të fundit, “tash duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm” në dialogun e normalizimit midis dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët, paqësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe qeveria federale ka interes që kjo të ndodhë”, tha Hoffmann.

“Nuk ka rrugë tjetër për të përfunduar rrugën e BE-së si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët paqësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe qeveria gjermane ka interes që të sigurohet që kjo të ndodhë”, tha Hoffmann.

“Nuk ka rrugë tjetër për të përfunduar rrugën drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë”, përfundoi zyrtarja për informim e Qeverisë Federale gjermane, Christiane Hoffmann.

Shtyrjen e këtij vendimi për heqjen e dinarit serb nga përdorimi e ka kërkuar edhe ShBA-ja.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te banorët për të cilët vlen.

“Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisaarit, Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”, u tha në këtë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img