Mbreti Charles III është shtruar në spital për trajtim të prostatës, kanë thënë nga Buckingham Palace.
Në një deklaratë, thuhet: “Mbreti u shtrua këtë mëngjes në një spital në Londër për trajtim të planifikuar”.
“Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre të mira gjatë javës së kaluar dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik”.
Mbreti, 75-vjeç, u pa duke hyrë në spitalin e Klinikës së Londrës të premten në mëngjes me Mbretëreshën pranë tij.
Është i njëjti spital ku po qëndron nusja e tyre, Princesha e Uellsit, e cila i është nënshtruar një operacioni abdominal.
Kuptohet se mbreti e vizitoi atë përpara trajtimit të tij.
Angazhimet publike të mbretit do të shtyhen pasi ai të kryejë procedurën e tij korrigjuese për një prostatë të zmadhuar, raporton Skynews.