1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Vizioni politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me bashkëpartiakët në qytetin e Mitrovicës.

Haradinaj me anë të një postimi ka njoftuar se kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative.

Ai ka shkruar se vizioni i qartë i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin.

“Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Në Mitrovicë, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative.

Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, si dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës.

Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img