1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Xhelal Sveçla nënshkruan marrëveshje me UP’në për praktikanta

Minisitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Rektori i UP-së, Qerim Qerimi sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Memorandumi i Bashkëpunimit u publikua sot në faqen zyrtare të MPB-së.

“Bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.”

Në postim tutje tregohet që kjo marrëveshje mes dy institucioneve do t’i hapë dyert për 600 studentë të UP-së për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale.

“Po ashtu, si pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale. Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img