Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, që sigurisht është vënë re edhe nga banorët. Këta të fundit kanë gjetur rastin edhe t’i ngacmojnë.
Që pas spektaklit të së martës, ata kanë qenë të ndarë pasi Meritoni ishte në kazermë, duke qenë se ishte një nga të dënuarit e Vëllait të Madh për shkelje të rregullave.
Mbrëmë pasi banorët e kazermës u bashkuan me pjesën tjetër të shtëpisë, Ilnisa ka shkuar menjëherë pranë Meritonit, ku nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.
Madje mbrëmë kanë ndenjur bashkë edhe në shtrat. E teksa pranë tyre ishte Sara, ajo vendosi që t’i ngacmonte të dy.
Ajo i ka thënë Meritonit t’i rrijë sa më afër Ilnisës që të mos bëhet xheloze dhe se ka gjithmonë nevojë për përqafimet e tij. Ilnisa i është përgjigjur se ky është edhe qëllimi i saj.
Sara: Bebi jot është një xheloze e vogël që ka nevojë për përkëdhelje shumë
Ilnisa: Ça të them unë. Për atë punë kam lindur