Është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka gjuajtur me sëpatë në veturën e viktimës mashkull.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.