Dy gra janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut dje për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.