Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka dalë me sqarim për aksidentin e autobusit të kompanisë “Deva Tours” në Kroaci.
Sipas MPJD-së, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar, teksa nuk ka informacione më të detajuara.
“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut”, thuhet në sqarimin e MPJD-së.
“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet tutje