1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosje të presidentes Osmani pasi e shkarkoi nga posti i ambasadorit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani, pas deklaratave të tij lidhur me shkarkimin nga posti i ambasadorit.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënësja e Themelores së Prishtinës.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha ajo.

Pas shkarkimit të tij, Dedaj, në emisionin “Frontal” të T7, kishte përmendur kanunin ndaj Osmanit meqë këtë vendim e kishte konsideruar “hakmarrje politike”.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, tha Dedaj.

Pas kësaj deklarate, kabineti i Osmanit kishte konfirmuar se Dedaj ishte denoncuar te organet e drejtësisë për këtë deklaratë.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”.

Dedaj e kishte përmendur Osmanin edhe në deklaratën e tij në Hagë, duke iu referuar si e “ashtuquajtur presidente”.

“Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha Dedaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img